|
Gjuha.
Gjuha zyrtare eshte Shqip. Ne territorin e Bashkise Orikum nuk eshte e veshtire qe te takosh njerez qe flasin gjuhe te huaj, dhe kjo eshte edhe me e theksuar me te rinjte (Anglisht, Italisht, Frengjisht ej). Paraja. Monedha Shqiptare eshte lek (ne shumes leke). Qe te shikoni kurset aktual te kembimit kundrejt monedhave te huaja, ju lutemi shikoni tek faqja e internetit e Bankes se Shqiperise, ku kurset e kembimit azhornohen cdo dite. Kartmonedhat jane ne prerje prej 200, 500, 1000, 2000, dhe 5000 lekesh, ndersa monedhat jane ne prerje prej 5, 10, 20, 50 dhe 100 leke. Para me shume se 30 vjetesh, monedha Shqiptare u vleresua dhe u hoq nje zero. Megjithate, shumica e Shqiptareve akoma insistojne ne perdorimin e zeros qe u hoq, dhe i referohen si “leke te vjetra”, kurse kur nuk e perdorin i referohen si “leke te reja”. Ne shumicen e supermarketeve, dyqaneve, restoranteve, bareve etj çmimet jane te afishuara dhe kerkohen ne “leke te reja”, por kini kujdes sepse ne shume dyqane te vegjel ne te gjithe qytetin, çmimet jane ne “leke te vjetra”. Disa hotele dhe sherbime te tjera mund ti afishojne çmimet ne monedhe te huaj, por pagesa gati gjithmone kryhet ne leke. Gjithashtu rekomandohet qe ju te paguani ne leke qe te merrni nje çmim me te mire. Kartat e kreditit nuk perdoren ne mase. Nese sillni para te huaja, ju mund ti shkembeni ato ne banke apo zyra te shkembimit valutor Bankat dhe zyra e shkembimit valuator normalisht i afishojne kurset e shkembimit, dhe leku Shqiptar normalisht shkruhet si “ALL”. Banka te ndodhura ne Bashkine Orikum jane: 1 dege e Bankes Kombetare Tregtare ,si dhe dy bankomate ,perkatesisht te Raiffeisen Bank dhe First investment Bank. Dega e Bkt ne Orikum eshte e hapur gjate diteve te javes dhe te Shtunen ne mengjes, dhe normalisht jane te hapura prej 08:30-16:00. Disa fjale shqip te nevojshme :
|


