Te dhena klimaterike.

Klima e Shqiperise eshte shume e larmishme. Kjo shpjegohet me poziten gjeografike, me lartesine mbi nivelin e detit dhe relievin kryesisht kodrinor dhe malor, te karakterizuar nga lugina te gjera dhe kanione te thella.Dallohen kater zona klimaterike te ndara ne 13 nenzona, te cilat ndihmojne mjaft ne diversitetin biologjik te pasur te vendit.
Zona jone ka nje klime mesdhetare por si rezultat i madhesise , pozicionit dhe vertikalitetit eshte e vendosur ne tre zonat kryesore klimaterike :
1) Jugoro – bregdetaro – fushore,
2)kodrinore
3)malore.
Zona ne studim ka nje klime subtropikale te ndikuar nga klima mesdhetare me nje fotoperiodizem ditor dhe stinor qe karakterizohet mjaft qarte nga stine te diferencuara termikisht, si dhe rreshje te perqendruara gjate pjeses se ftohte te vitit. Kemi nje lageshtire mesatare te ajrit qe arrin deri ne 70%. Amplituda mesatare vjetore, si edhe e muajve me te ftohte e me te ngrohte te vitit, regjistron nje temperature te ulet me mesatare 12o C ne muajin Janar dhe temperature te larte me mesatare 32o C ne muajt Korrik-Gusht. Zona karakterizohet nga nje vere e ngrohte me temperature te favorshme per plazh gjate nje periudhe gati 5 mujore, ku ne tre muajt e veres mund te shfrytezohen deri ne 14 ore plazh. Temperatura e detit arrin deri ne 27.2o C absolute dhe minimalja 13.5o C duke u favorizuar kjo edhe nga vendodhja ne Gjirin e Vlores ku rrymat e ftohta detare jane me me pak influence.
Gjate gjithe vitit kemi mesatarisht 106 dite me diell dhe 190 dite pjeserisht te vrenjtura. Pra, gjithsej kemi gati 2,805 ore me diell ne vit. Temperatura absolute e ambientit eshte 0-33oC, temperatura relative e ambjentit ne dimer eshte 4-12oC, temperatura relative e ambjentit ne vere eshte 16-30oC.
Rreshjet mesatare vjetore te kesaj krahine nuk i kalojne 1200 mm, megjithate kjo sasi rreshjesh eshte e mjaft e bollshme per ekosistemin e zones. Ato jane kryesisht ne formen e shirave ; debora ;eshte nje fenomen i rralle , i pranishem vetem ne zonen malore ( mali i Cikes ).Shiu bie kryesisht ne stinen e dimrit , nga nentori ne prill: 70 – 80% e reshjeve vjetore regjistrohen ne kete stine , ndersa 20% e rreshjeve regjistrohen ne stinen e pranveres. Shirat qe bien kryesisht gjate vjeshtes dhe dimrit jane te forte dhe sasia mesatare e rreshjeve ne dite eshte 27 mm.
Duke qene zone bregdetare , fenomeni i eres se detit ndikon direkt ne kushtet klimatike , sidomos gjate veres . Gjate dimrit , drejtimet kryesore te eres jane nga verilindja (30 %) , dhe jugore (35 %).Keto erera kane nje shpejtesi mesatare 7.2 m\s ne situata te vecanta sinoptike shpejtesia e eres arrin deri ne 40 m/s.Keto erera kane pergjithesisht drejtim jugore ne zone.