|
Vizita e Kryeministrit z Sali Berisha ne Orikum |
|
Ne date 10.06.2009 Kryeministri i Shqiperise Z.Sali Berisha erdhi ne qytetin e Orikumit per te inaguruar dy vepra shume te rendesishme per kete komunitet:  Perfundimin e Unazes se Re se Orikumit dhe Shtesen e Re dhe Rikonstruksionin e Shkolles 9-vjecare “ Balil Pelari” . Unaza e Re e Qytetit me nje vlere prej 1.250.000.000 L financuar nga Banka Boterore dhe te ardhurat e Bashkise eshte nje prej investimeve me te rendesishme ne infrastrukturen e ketij qyteti. Ndertimi i Unazes eshte nje mundesi e re per komunitetin e biznesit dhe per vete banoret. Permes ketij investimi Orikumi do te zgjerohet drejt bregdetit dhe do te rikonceptohet nga pikepamja urbanistike. Ndertimi i ketij aksi me gjeresi deri ne 20 m, krahas rruges kryesore ekzistuese, i ka dhene Orikumit nje pamje estetike bashkekohore, nje urbanistike funksionale, ne sherbim te turizmit.  Shtese e Re dhe Rikonstruksioni i shkolles 9-vjecare “Balil Pelari” eshte nje investim ne kuader te investimeve te shumta qe ka bere qeveria ne fushen e arsimit. Ky investim ka bere te mundur rritjen e kapaciteteve dhe permiresimeve te jashtezakonshme te kushteve per arsimimin e femijeve te ketij qyteti. Shkolla eshte e pajisur me kabinetin e informatikes duke perfshire internetin , laborator kimie dhe mjedise komode sipas standarteve europiane. Pas inagurimit te ketyre veprave Z. Sali Berisha ka mbajtur nje fjalim ku ka permendur te gjitha investimet e rendesishme qe jane bere ne kete zone dhe mbeshtjen e qeverise per te gjitha projektet dhe investimet ne Orikum dhe ne te gjitha fshatrat qe ai perfshin, me te vetmin qellim qe te kene te gjitha dimensionet urbanistike, ekonomike dhe sociale te standarteve europiane. |
|
|
Qyteti antik i Orikut shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit me të njëjtin emër, në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Qendra arkeologjike ndodhet në një kodër të ulët shkëmbore gëlqerore në fundin e një skele druri që ndan një lagunë të vogël nga gjiri (Pasha-Liman). Një kanal, tani i shndërruar në një kënetë lidhte lagunën me detin. |
|
Read more...
|
|
|
Rrugë detare nga Trieste, Ancona, Bari, Brindisi, Otranto etj, për Durrës ne Vlorë me traget ose katamaran çmimet duke filluar € 35.00 Rrugë ajrore nga aeroportet kryesore Italiane çmimet duke filluar nga € 90.00 Rrugë tokësore duhet të bësh doganën ne portin e Vlorës, duke shkuar më pas në drejtim të jugut. |
|
|
|
<< Start < Prev 1 2 Next > End >>
|
| Results 1 - 4 of 5 |